“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, deklaroi një ish-marins amerikan në një seancë dëgjimore të një nënkomisioni për Forcat e Armatosura në Kongresin e SHBA-së.
Brian McGinnis protestoi gjatë seancës për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj përfshirjes ushtarake amerikane në mbështetje të Izraelit në luftën kundër Iranit.
Pas ndërhyrjes së tij, ai u nxor me forcë nga salla nga policia e sigurisë së Kongresit.
Sipas raportimeve, në largimin e tij u përfshi edhe senatori republikan Tim Sheehy, i cili iu bashkua forcave të sigurisë për ta larguar protestuesin nga seanca.
Videoja tregon tre oficerë policie të Kapitolit duke u përpjekur të largojnë McGinnis, përpara se Sheehy të shihet duke u bashkuar me ta.
Ai ende nuk ka komentuar publikisht për grindjen, por më herët tha se donte ta pyeste Senatin “pse do t’i dërgojnë burrat dhe gratë tona në rrezik”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


