ASK: ​Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

news image

Në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara arriti 1 milion e 601 mijë, duke shënuar një rritje prej 10.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri i udhëtarëve gjatë këtij muaji ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë se gusht 2024, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas një raporti të fundit të Agjencisë, çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar një rritje prej 22.5 për qind në shtator të këtij viti.

Sa i përket transportit hekurudhor, gjatë gushtit 2025 numri i udhëtarëve ishte 7 mijë e 732, duke shënuar një rritje prej 54.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

Në fushën e telefonisë mobile, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht 2025 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1,741,080, ose 0,19% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320,058, duke shënuar një rritje prej 3.42% krahasuar me gusht 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/