E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizASK: Eksportet mbuluan vetëm 12.6% të importeve

ASK: Eksportet mbuluan vetëm 12.6% të importeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2025, shkruan Klankosova.tv 

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 29,6% në muajin janar 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 414,1 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 319,6 milion Euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin  me 12,6%.

Sipas ASK, eksporti i mallrave në muajin janar 2025 kishte vlerën 59,7 milion Euro, ndërsa importi 473,8 milion Euro, që është një rënie prej (-1,1%) për eksport, si dhe një rritje prej 24,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

 

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 14,0% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt nga tekstili, etj.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

 

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 20,4% e përbëjnë produktet minerale; 14,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 10,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

 

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,5 milion Euro, ose rreth 37,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22,3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,8%), Italia (4,0), Holanda (3,9%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204,5 milion Euro, ose 43,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24,4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,1%), Italia (6,1%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24,1 milion Euro, ose 40,0% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 10,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,5%), Shqipëria (14,5%), Serbia (4,5%), Mali i Zi (4,4%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 83,6 milion Euro, ose 17,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 45,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (7,7%), Shqipëria (6,2%), Serbia (3,0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13,1 milion Euro, ose 21,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,8%) dhe SHBA (2,8%).  

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 185,7 milion Euro, ose 39,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12,9%) dhe Kina (12,1%), shkruan ASK, transmeton Klankosova.tv 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498