ASISTI 601 i pari në Vitin e Ri vjen me mbretëreshën dhe mbretin e basketbollit kosovar 2024.
Sipas traditës trofetë vijnë te vendi i trofeve.
Aulona Muhadri dhe Mikaile Tmushiqi më të mirët e basketbollit kosovar për vitin e kaluar sonte ekskluzivisht në ASIST sjellin rrëfimet e tyre personale.
Plus, sonte në ASISTIN 601 kemi double aksion dhe dy xhiro të elitës së basketbollit tonë.

Analiza komplete e xhiros 15 e 16 me Pesëshet, MVP-it dhe Top Aksionet në ASIST.
Xhiro 15
BORA – GOLDEN EAGLE YLLI ; BASHKIMI – TREPÇA; VËLLAZNIMI – PEJA dhe PROTON CABLE PRIZRENI – SIGAL PRISHTINA
Xhiro 16
TREPÇA – GOLDEN EAGLE YLLI; SIGAL PRISHTINA – BORA; BASHKIMI – VËLLAZNIMI; PEJA – PROTON CABLE PRIZRENI

Ky vit i ri startoi maksimalisht shpejt dhe nxehtë: rezultate befasuese, ndeshje të zjarrta dhe dramatike.
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes atëherë kjo pranverë do të jetë e shkëlqyeshme.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>