E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportASISTI 599 me mysafir special Drilon Hajrizin

ASISTI 599 me mysafir special Drilon Hajrizin

Driloni sonte rrëfen tregimin e tij, si u përball me sëmundjen dhe si u kthye.

Si e sheh Superligën, Kupën dhe gjendjen aktuale në Përfaqësuesen e Kosovës.

Gjitha këto dhe analizat e garave të Kupës dhe kampionatit sonte me Drilonin Asisti sonte sjell përmbledhjet dhe analizat e detajuara nga ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës së Kosovës që sivjet ndryshoj sistemin e garave. Duelet Sigal Prishtina – Peja; Trepça – Proton Cable Prizreni; Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi dhe Bora – Bashkimi sollën gjysmëfinalistët e këtij edicioni.

Plus, analiza e xhiros së 12-të të mrekullueshme dhe përplot me befasi nga Procredit Superliga.

Peja e cila u mposhtë nga Sigal Prishtina u revanshua në kampionat, kurse Ylli pas një drame fantastike në Sezai Surroi mposhti Bashkimin.

Ndërkohë, Vëllaznimi mposhti Borën kurse Trepça vazhdon marshimin pasi edhe në kampionat triumfoi ndaj Proton Cable Prizrenit.

Gjitha këto sonte do t’i analizojmë dhe diskutojmë me mysafirin i cili u rikthye në parketet tona dhe me veti riktheu kualitetin dhe bukurinë e lojës, Drilon Hajrizi, një prej më të mirëve të gjitha kohëve sonte në ASISTIN 599.

Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa blloku i dashur për gjithë ne Shqiptarët në Botë sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.

Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave. Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 599 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT