Sot në Shipol të Mitrovicës po varroset Bajram Qerkini, drejtori i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.
Asistentja e tij, Gjyle Haziri është e pranishme në varrim, dhe shprehu fjalë nderi dhe respekti për figurën e Qerkinit.
“Na dhimet shumë se shkoi pa e gjetë djalin. Ka qenë shumë njeri i aftë, kam marrë mësime të mira prej tij. Plot 20 vjet bashkë në një zyrë”.
“Ma ka lanë amanetin: Gjyle, vazhdoje kërkimin”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>