Mesfushori Medon Berisha zhvilloi një paraqitje fantastike në barazimin 2-2 të Lecces ndaj Bolognas.
Ylli shqiptar edhe kontriboui te Lecce, ku përpos që ishte i padiskutueshëm në formacion, asistoi te goli i barazimit, e më e bukura që erdhi në minutën e fundit të takimit (90+4’).
Falë paraqitjes së shkëlqyer, ish lojtari i Kosovës U21 edhe u vlerësua me notën 7.8 nga “SofaScore”. Përpos asistit, Berisha fitoi edhe shtatë duele, ndërsa kishte 42 prekje të topit.
“SofaScore” e vlerësoi Berishën si lojtari më i mirë në ndeshje, me këtë të fundit që edhe krijoi dy shanse të mëdha, pavarësisht që vetëm njëra përfundoi brenda rrjetës.
Për Leccen, kjo pikë është shumë e rëndësishme pas një starti jo të mirë në kampionatin italian, ku kanë fituar vetëm dy pikë./Telegrafi/