Skuadra e porsaformuar Grapeland duke shkuar hapave të Feronikelit dhe Borës, bëhet skuadra e tretë në histori të basketbollit kosovar e cila menjëherë pas themelimit arrinë sukses dhe fiton trofeun e Kupës së Kosovës për Ligën e Parë.
Si erdhi deri te ideja e themelimit të klubit të ri të qytetit pas problemeve që i pati KB Rahoveci?
Si erdhi deri te angazhimi i Bujar Locit që për herë të dytë në histori po i udhëheq rahovecianët drejt elitës?
Cilat janë planet e Grapeland?
Sa kanë mbështetje?
Gjitha këto do t’i diskutojmë me mysafirët sonte Indrit Krasniqin, kryetarin e KB Grapeland, Bujar Locin trajnerin e skuadrës dhe kapitenin Bardh Rexha.
Pjesa e dytë e emisionit i dedikohet elitës së basketbollit kosovar dhe dy xhirove të ProCredit Superligës e cila vazhdoi aksionin e vet pas pushimit gati një mujor për shkak të zgjedhjeve dhe ndeshjeve parakualifikuese të Kosovës.
Mesjava solli derbin Peja â Bashkimi si dhe dramën fantastike basketbollistike Bora â Trepça ku skuadra e cila po lufton për mbijetesë mposhti liderin kurse vikendi na përgatiti kryendeshjen e dy top skuadrave aktuale në Minatori që ishte reprizë e finales së Kupës, Trepça â Bashkimi.
Ndërkohë, Bora vazhdoi me suksese dhe aktualisht u bë kryetemë e basketbollit kosovar pasi që triumfoi edhe në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit në edhe një triler basketbolli.
ASIST sonte sjell edhe ndeshjen dramatike dhe shumë të nxehtë midis Pejës dhe Vëllaznimit pas të cilës gjakovarët zyrtarisht paraqitën ankesë për referim.
Gjitha këto në përmbledhjet dhe analizat e detajuara të cilat kompletohen me Pesëshet dhe MVP-it e Javës në ASIST.
Por, as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli femëror me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave ndërsa na vjen edhe blloku i dashur për gjithë ne, shqiptarët në botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 608 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>