Një mundës egjiptian shpreson të ketë vendosur një rekord botëror, pasi tërhoqi me dhëmbë një anije 700 tonëshe (635,000 kg).
Ashraf Mahrous, 44 vjeç, e tërhoqi atë mbi ujë në vendpushimin Hurghada të Detit të Kuq të Egjiptit të shtunën, transmeton Telegrafi.
Mahrous, me nofkën ‘Kabonga’ dhe i njohur për egjiptianët si ‘burri i fortë’, më vonë tërhoqi dy anije që peshonin rreth 1,150 ton (1,043,000 kg) së bashku.
“Sot, kam ardhur për të thyer rekordin botëror. I tërhoqa të dyja, falë Zotit, për t’u provuar miqve të mi dhe të gjithë botës se Zoti më bekoi duke qenë njeriu më i fortë në botë”, tha Mahrous.
Mundësi, nga qyteti portual i Ismalias, tha se do të dërgojë video dhe foto të përpjekjes së tij në Librin e Rekordeve Guinness për të parë nëse ka vendosur një rekord të ri, pasi rekordi aktual është një anije 614 tonëshe (557,000 kg) e vendosur në vitin 2018.
Në mars, Mahrous tërhoqi një tren që peshonte 279 ton (253,105 kg) me një litar në dhëmbë për gati 10 metra dhe u njoh zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness për tërheqjen më të rëndë në shina, së bashku me certifikata për tërheqjen më të rëndë të lokomotivës dhe për tërheqjen më të shpejtë të automjetit rrugor 100 metra. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com