Asgjësohen mbi tetë mijë bimë narkotike në Shkodër

news image

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër fazë të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata” në Qarkun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe asgjësuar 8028 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, 5 kryetarë fshatrash janë proceduar penalisht nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë raportuar për kultivimin e kanabisit në zonat që administrojnë.

Operacioni vijon në të gjithë territorin e qarkut, ndërsa Policia ka bërë të ditur se kontrollet ajrore dhe tokësore do të intensifikohen, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/