E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAsgjësohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen tre zyrtarë lokalë

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen tre zyrtarë lokalë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, kanë vijuar kontrollet intensive në territor, bazuar në inteligjencën policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë aksioneve në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u gjetën dhe u asgjësuan 188 bimë narkotike të llojit cannabis sativa. Në lidhje me këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi për tre persona: kryeplakun e fshatit Drisht, shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir, shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M.

Ndërkohë, në Malësi të Madhe, shërbimet policore kanë gjetur dhe asgjësuar 142 bimë kanabisi në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat.

Po ashtu, në territorin e njësisë administrative Shllak, forcat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë zbuluar dhe shkatërruar 295 bimë të tjera narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT