Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Kokollari ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim me vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen.
“Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, njoftoi ajo.
Kokollari tha se “AAK është shtëpia politike e vlerave që i besoj: liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve”.
The post Asambleistja e VV-së në Prizren i bashkohet AAK-së appeared first on Klan Kosova.