Si në shumë lagje të tjera të kryeqytetit, edhe Sofalia po përballet me probleme të ujërave të zeza.
Një banor i kësaj lagjeje, përmes emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rënduar.
“Është një problem i qytetarëve, i banorëve. Këtu kundërmon uji i kanalizimeve, gjithmonë kemi pasur problem”, tha ai.
Banorët po kërkojnë ndërhyrje nga Komuna e Prishtinës.
The post As “Sofalia” s’i shpëton hallit me ujëra të zeza (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.