E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizAs Loredana e as Livia nuk do të shpërngulen në Big Brother...

As Loredana e as Livia nuk do të shpërngulen në Big Brother në Itali (VIDEO)

Spektakli Big Brother, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, vazhdon të jetë një format televiziv që ndiqet masivisht.

Me fillimin e Big Brother VIP Albania, ishte diskutuar edhe gjatë transmetimit live që ky format përmes një bashkëpunimi me formatin e njëjtë italian, do të shkëmbejnë konkurrentë.

Mediat aluduan se njëra nga banoret që do të eliminohet sonte, Livia ose Loredana, do të shkëmbehen direkt me një banor nga “Grande Fratello”. Kjo u aludua për shkak të nominimit të fortë, i cili u përzgjodh nga dy opinionistët e BBVAL, për shkak të pikëve të lojës që po afron drejt fundit dhe për shkak që të dyja flasin italisht rrjedhshëm.

Burime pranë produksionit atje, për Prive Klan Kosova konfirmojnë se asnjëra nga to nuk do të bëhet pjesë e spektaklit në Itali, nëse do të lënë shtëpinë e BBVAL sonte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498