E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAs Klopp e as Xabi Alonso, ky është trajneri që e do...

As Klopp e as Xabi Alonso, ky është trajneri që e do Florentino Perezi te Reali – Indeksonline.net

Në ambientin e Real Madridit, thashethemet rreth të ardhmes së Carlo Ancelottit vazhdojnë të shtohen.

Me finalen e Kupës së Mbretit kundër FC Barcelonës në horizont dhe La Ligën ende të hapur, figura e trajnerit italian është sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Megjithatë, nga drejtuesit më të lartë të klubit, mesazhi është i qartë: Florentino Pérez ruan besimin tek trajneri.

Pavarësisht komenteve të fundit nga Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusenit, që në mënyrë të tërthortë e lidhnin Xabi Alonson me një rikthim të mundshëm në “Bernabéu”, bordi drejtues i Real Madridit nuk ka lëkundur qëndrimin e tij.

Siç është shprehur Josep Pedrerol, prezantuesi i “El Chiringuito”, qëllimi i Florentinos është që Ancelotti të vazhdojë të drejtojë ekipin nëse arrin ta përfundojë sezonin me tituj të rëndësishëm.

Mendimi në zyrat e klubit të bardhë është se një fitore në finalen e kupës kundër Barcelonës do të ishte një shfaqje autoriteti që, e kombinuar me një rikthim të mundshëm në La Liga, do të justifikonte plotësisht vazhdimësinë e trajnerit italian.

Real Madridi, kujtojmë se do të përballet ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, që zhvillohet të shtunën në orën 22:00.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT