Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeArton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes” (VIDEO)

Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes” (VIDEO)

Invalidi i luftës, Arton Hoti është nderuar me çmimin “Ambasadori i Paqes” nga Federata Universale e Paqes në Shqipëri.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Hoti, i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, tha se këtë çmim e priti me shumë emocione, transmeton Klankosova.tv.

“Më kanë përzgjedhur, i falënderoj shumë. E çmoj shumë. Ky titull është i dedikuar për familjen time, për të gjithë dëshmorët, bashkëluftëtarët e mi që kanë rënë për lirinë e Kosovës, është i dedikuar për të gjithë ata invalidë dhe veteranë të UÇK-së”, tha Hoti në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Hoti foli edhe për procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Edhe fëmijët tashmë e dinë se ata janë të pafajshëm. Shpresoj për gjykim të drejtë”, u shpreh veterani.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT