Art Motion edhe sot para ekranit do të sjellë më rejat e sportit.
Kësaj radhe bëhet fjalë për dy super përballje të edicionit të ri të Ligës Unike që do të shfaqen në Sport 2 dhe në Sport 3.
Të mërkurën takohen Prishtina me Vllazninë e Shkodrës dhe Ylli me Tiranën, njofton Klankosova.tv.
Përballja e kryeqytetasëve kundër shkodranëve, do të zhvillohet në palestren “Sezair Surroi” në Prizren, teksa shfaqet në kanalin Sport 2, me komentim të Ulpiana Emrës.
Ndërkaq fituesi i parë i këtij kompeticioni, Golden Eagle Ylli, duelin me Tiranën e luan në palestren “13 Qershori” në Suharekë. Ky ballafaqim te teleshikuesit, vjen përmes kanalit Sport 3 dhe komentohet nga Lirim Peci, raporton Klankosova.tv
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 19:00!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>