Duke filluar nga sonte, adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi që në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, t’i ndjekun emocionet e ligës më të fortë basketbollistike në Evropë, Euroleague.
Duke filluar nga ora 18:45, Fenerbahce e pret Alba Berlinin që s’njeh për fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë spikat derbi mes Monacos dhe Barcelonës, ndeshje këto që transmetohen live në kanalet sportive të Artmotion.
Derbi basketbollistik do të ketë edhe nga ora 20:15, ku grekët e Panathianikosit i presin serbëte Partizanit, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, nesër termini nga ora 18:30 është i rezevruar për ndeshjen Anadolu Efes – Asvel, kurse me fillim nga ora 19:00, Zalgirisi e pret Real Madridin.
Përballje fantastike do të ketë edhe nesër, ku Olympiacosi me fillim nga ora 20:15 e pret Bayernin e Munichut, ndërsa nga ora 20:00, Ylli i Kuq do të ndeshet me ekipin francez, Paris.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>