E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportArtmotion ju sjell edhe sot emocionet e ndeshjeve në futboll dhe basketboll

Artmotion ju sjell edhe sot emocionet e ndeshjeve në futboll dhe basketboll

Platforma Art Motion do të ofrojë edhe sot një program të pasur për adhuruesit e futbollit dhe basketbollit.

Në orën 17:00, në kanalin Sport1, mund të ndiqni përmbledhjet e xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë.

Më pas, në orën 18:00, në të njëjtin kanal, për Krishtlindje  vjen ndeshja e NBA-së mes San Antonios dhe New Yorkut, njofton Klankosova.tv.

Në ora 20:30, mund të ndiqni ndeshjen tjetër të NBA-së, Minnesota kundër Dallas, gjithashtu në Sport 1.

Në ora 19:00 në Sport 2, mund të shihni përballjen e basketbollit ndërmjet Borës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të Procredit Superligës.

Ndërsa në ora 23:00, përfundon programi i ditës me ndeshjen tjetër të NBA mes Philadelphia dhe Boston, po ashtu në S1.

Mos e humbisni këtë program të pasur me emocionet sportive vetëm në Art Motion!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT