Licensën e posedon lokale, mirëpo shërbimet po i shpërndan nëpër shumë qytete të vendit.
Në momentin që kontakton shpërndarësin e rrjetit e të kanaleve televizive ISP Broadcast, nga recepsioni pohohet se shërbimet ofrohen edhe në qytetet si Prishtina e Fushë Kosova.
Ani pse marrëveshja me shpërndarësin Digitalb i ka skaduar, kjo kompani po vazhdon transmetimin e atyre kanaleve.
Madje në telefonata e komunikime me ta, klientëve u thuhet se së shpejti mund të fillojnë edhe transmetimin e kanaleve shqiptare që u mungojnë, si Klan Kosova, Dukagjini e të tjerë.
Mirëpo a është e vërtetë informata se marrëveshja po bëhet me televizionin Klan Kosova apo kjo teori po përdoret vetëm për të afruar klientelën?
KIKS Kosova kërkoi një version të kësaj meseleje nga operatori ArtMotion.
Në përgjigjet e tyre për KIKS Kosovën, një informatë e tillë u hudh poshtë.
Nga Art Motion thanë se nuk është duke u përgaditur asnjë marrëveshje me këtë operator.
Një marrëveshje mes ISP-së e Art Motion kishte ekzistuar më herët, mirëpo sipas zyrës ligjore të këtyre të fundit, një marrëveshje e tillë ishte shkëputur për shkak se ISP-ja nuk kishte respektuar kushtet kontraktuale.
Për KIKS Kosovën, nga zyra ligjore e Art Motion u tha se janë në dijeni të të gjitha shkeljeve nga shpërndarësi ISP Broadcast dhe se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat ligjor të nevojshëm.
The post ArtMotion: ISP Broadcast nuk ka licencë dhe po abuzon me emrin tonë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.