E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeArtisti që ruan historinë shqiptare nëpërmjet muraleve (VIDEO)

Artisti që ruan historinë shqiptare nëpërmjet muraleve (VIDEO)

Muralisti dhe artisti Bledar Çakalli po e sjell historinë shqiptare nëpër mure, përmes figurave ikonike si Skënderbeu, shqiponja dykrenare dhe heronjtë e lavdishëm të kombit.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Çakalli foli gjerësisht për punën e tij artistike dhe për motivin që e shtyn drejt kësaj forme të veçantë të shprehjes.

“Qëllimi im është me ruajt historinë përmes artit”,  tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, historia është frymëzimi kryesor dhe përmes muraleve synon të risjellë kujtesën kombëtare në hapësira publike, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos e harrojnë të kaluarën.

Megjithatë, Çakalli tha se jo gjithmonë kjo nismë është mirëpritur nga institucionet në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon misionin e tij për ta dokumentuar vizualisht trashëgiminë kombëtare.

Për më shumë rreth rrugëtimit të tij dhe mesazhit që përçon përmes muraleve, mund të ndiqni intervistën e plotë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova:

 

The post Artisti që ruan historinë shqiptare nëpërmjet muraleve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT