E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizArteta nuk dorëzohet për titull: Mbi trupin tim të vdekur

Arteta nuk dorëzohet për titull: Mbi trupin tim të vdekur

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë që nuk ka shanse që ata të jenë dorëzuar në luftën e tyre për Premier Ligën.

“Mbi trupin tim të vdekur”, ka thënë Arteta. “Nuk ka shanse [që të dorëzohemi]”, ka thënë Arteta.

“Nëse pushoj së besuari atëherë do të shkoj në shtëpi. Matematikisht është e mundur”.

Topcinjtë po përballen me shumë lëndime, pasi sezoni për Kai Havertzin tashmë ka mbaruar.

Ata së fundmi pësuan humbje në shtëpi nga West Ham Unitedi, dhe Liverpooli po iu ikën 11 pikë në vendin e parë ndonëse të Kuqtë kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498