Arta jep mendimin e saj: ‘Msyshi’ besoj se 80% ekziston (VIDEO)

Gazetarja Arta Beqiri, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova

Një arsye si ‘msyshi’, ‘sehiret’ ose ‘syri i keq’ në traditën shqiptare ka ekzistuar pothuajse gjithmonë.

Lidhur me këto besëtytni, ka ndarë mendimin e saj edhe gazetarja Arta Beqiri, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ajo theksoi se në fillim nuk e kishte besuar këtë, por një ngjarje që i kishte ndodhur, të cilën e rrëfeu edhe në emision, e bëri ta konsiderojë si të mundshme, edhe pse jo 100%.

“Në fillim nuk e kam besuar, si person kam qenë jashtë saj dhe nuk kam dashur ta diskutoj në shoqëri. Por në momentin kur kam lindur, pritsha shumë  gra, dhe aty mes grave që erdhën për vizitë erdhi njëra që sipas familjarëve të mi ka marrë sy të keq kur unë kisha vajzën duke e ushqyer me gji.

Që nga ai moment më është ndërprerë gjidhënia, dhe tani ndoshta jo 100%, por 80% e besoj këtë”, tha Beqiri./Klankosova.tv

Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Arta jep mendimin e saj: ‘Msyshi’ besoj se 80% ekziston (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.