Sot, Art Motion ofron një spektakël për të gjithë adhuruesit e sportit.
E ju nuk do duhet të ndërroni kanalet – sepse platforma kryesore shqiptare ka të gjitha ndeshjet më emocionuese për ju!
Programi nis në orën 13:00 me shortin për Europa League dhe vazhdon në 14:00 me shortin për Conference League, transmetuar në kanalin Sport 1 me komentin të Arbon Flugaj.
Në orën 14:30, mund të ndiqni ndeshjen e Raiffeisen Ligës së Parë ndërmjet Trepçës 89 dhe Drenicës, në kanalin Sport 4 me komentim të Lirim Pecit, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, për ata që preferojnë futbollin turk, ora 17:00 sjell një ndeshje interesante ndërmjet Eyupspor dhe Besiktas në Superligën e Turqisë, në kanalin tjetër në S2.
Mbrëmja do të kulmojë me ndeshje të fuqishme të Serie A, duke nisur nga ora 20:45 me ndeshjen Lecce – Udinese, që do të shfaqet në S1 me komentimin e Andi Shabanit.
Pasi kjo ndeshje të përfundojë, në orën 21:00 do të ndjekni ndeshje të tjera të futbollit, duke përfshirë Rennes – Reims nga Ligue 1 në kanalin S1 dhe Celta Vigo – Osasuna nga La Liga në kanalin S2 me komentim të Naim Selmanit.
Për ata që preferojnë basketbollin, Art Motion gjithashtu do të transmetojë një seri ndeshjesh emocionuese në F4 të Kupës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Në orën 14:30, shfaqet ndeshja Grapeland – Vushtrria në kanalin S3 me komentim të Ulpiana Emra.
Ndërsa në orën 17:00 mund të ndiqni ndeshjen Prishtina – Penza, po në të njëjtin kanal.
Mbrëmja e basketbollit do të përfundojë me ndeshjen Bashkimi – Junior 06 në orën 19:30, gjithashtu në S3./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>