Sonte me fillim në ora 18:00 luhet derbi turk, Galatasary-Fenerbahçe, e platforma Art Motion jua sjell këtë përvojë të veçantë në Sport 2.
Galata po prin me gjashtë pikë diferencë në vendin e parë, dhe klubi i Jose Mourinhos është në presion të fitojë në mënyrë që të mbetet më fort në garë për titull.
Ata po ashtu e kanë mundësinë të hakmerren për humbjen 1:3 të cilën e pësuan në shtëpi gjatë shtatorit.
Këtë gjë mund ta shfrytëzojnë pas mungesës së dy top sulmuesve, Alvaro Morata dhe Mauro Icardi, ndonëse prania e Victor Osimhenit pritet të jetë shumë problematike për të Verdhët.
The post Art Motion flakë sonte, emetohet derbi Galatasary-Fenerbahçe appeared first on Klan Kosova.