‘Arsyetimi’ i Gërvallës për dështimin në Kuvend: “Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

‘Arsyetimi’ i Gërvallës për dështimin në Kuvend: “Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit për t’u zgjedhur në këtë post dhe faktit që atë s’e votoi deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi.

Gërvalla reagoi me një thënie të babait të saj, Jusufit, duke shkruar se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun”.

“E thënë me fjalët e poetit: ‘Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’”, shkroi Gërvalla, transmeton Klankosova.tv.

Për mos-votimin e Gërvallës gjatë ditës ka reaguar deputetja Selimi, e cila tha se kjo ka të bëjë me disa postime të mëhershme të Gërvallës, e cila e pati quajtur Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

The post ‘Arsyetimi’ i Gërvallës për dështimin në Kuvend: “Kush u mundue për nder, nder ka gjetë” appeared first on Klan Kosova.