E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportArsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari – Indeksonline.net

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari – Indeksonline.net

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Të mërkurën çifti i gjyqtarëve tanë, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, drejtoi ndeshjen e grupit të dytë kualifikues mes Sllovakisë dhe Hungarisë. Ndeshja në Presov u dominua nga Hungaria që fitoi 39:24.

Hungaria është e para në grup me 9 pikë dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në Evropian.
Sllovakia është e fundit, pa pikë, dhe tashmë e eliminuar.

Çifti Vitaku, por edhe gjyqtarët dhe delegatët tjerë të federatës sonë me thirrje të EHF-së, prezantohen rregullisht edhe në kupa evropiane.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT