Pa gola është mbyllur ndeshja ndërmjet Nottingham Forest dhe Arsenalit.
Ky hap fallso i londinezëve, vjen pas një dështimi që kishte xhiron e kaluar, pasi West Ham i mposhti në “Emirates”, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, fitorja e Liverpoolit kundër Newcastle, e ka afruar skuadrën nga Anfield, drejt titullit 20-të në Premier League.
Hungarezi, Dominik Szoboszlai i dha avantazhin liderit të kampionatit anglez, 11 minuta pasi nisi dueli i sotëm.
1-0 përfundoi pjesa e parë, kurse në të dytën, argjentiasi dhe argjentinasi, Alexis Mac Allister e dyfishoi epërsinë e vendasëve, për të marshuar drejt fitores së 20-të kampionale, raporton Klankosova.tv.
Liverpool ka arritur në kuotën e 67 pikë, plot 13 sosh më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Nga ana tjetër, Newcastle me 44 pikë të grumbulluara, renditen e gjashta, për ta vazhduar luftën për njërën nga pozitat që dërgojnë në Champions League, edicionin e ardhshëm.
The post Arsenali nuk fiton sërish, Liverpool marshon drejt titullit kampion appeared first on Klan Kosova.