Arsenali merr një gjobë të majme nga Federata Angleze

Arsenali merr një gjobë të majme nga Federata Angleze

Arsenali ka marrë një gjobë prej 665 mijë eurosh nga Bordi Profesional i Ndeshjeve (PGB) për shkelje të rregullave të FA Cup gjatë ndeshjes së raundit të tretë ndaj Manchester United në janar të sezonit të kaluar.

Shkelja ka të bëjë me Rregullin 192 të FA Cup, i cili përcakton se për ndeshjet që nuk janë gjysmëfinale apo finale, klubi mysafir ka të drejtë të kërkojë 15 për qind të biletave të lëshuara.


Manchester United do të duhej të merrte 9 mijë bileta për ndeshjen në stadiumin “Emirates”, por mori vetëm 7,956, duke mbetur më shumë se një mijë bileta më pak.

Kjo u justifikua nga Arsenali për arsye sigurie, duke përmendur vështirësitë për të akomoduar tifozët e ekipit kundërshtar në tribunën e sipërme për shkak të qëndrimit të vazhdueshëm në këmbë.

PGB përcaktoi se Arsenali nuk kishte respektuar rregullin, por gjoba prej 500 mijë eurosh është pezulluar, me kusht që klubi të konfirmojë aftësinë për të respektuar kërkesat për biletat në raundin e tretë të ardhshëm të FA Cup dhe të dëshmojë përputhshmëri të vazhdueshme në çdo raund pasues të këtij sezoni.

Arsenal – Manchester United (FA Cup)

Arsenali po shqyrton një zgjerim dhe modernizim të madh të stadiumit “Emirates”, gati dy dekada pas zhvendosjes nga “Highbury” në vitin 2006.

Plani aktual synon të rrisë kapacitetin e stadiumit nga 60,700 në mbi 70 mijë vende, gjë që do ta bënte atë stadiumin më të madh të një klubi në Londër, duke lënë pas Tottenham dhe West Ham.

Ky projekt i propozuar prej 500 milionë eurosh synon të rrisë të ardhurat nga ditët e ndeshjeve dhe të adresojë listën e pritjes për abonime sezonale, e cila i kalon 100 mijë tifozë.

Një grup pune i dedikuar po vlerëson në mënyrë aktive opsionet e dizajnit, përfshirë ndryshimin e pjerrësisë së tribunave dhe rikonfigurimin e ulëseve, me shumicën e ndryshimeve që pritet të ndodhin brenda strukturës ekzistuese./Telegrafi/