E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportArsenali ia lë terrenin hapur Liverpoolit, mposhtet nga West Ham

Arsenali ia lë terrenin hapur Liverpoolit, mposhtet nga West Ham

Skuadra që po lufton t’i bëjë presion Liverpoolit këtë sezon, nuk ka arritur ta ngushtojë diferencën prej 8 pikësh.

Arsenali u mposht në shtëpi në derbin londinez nga West Hami.

Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën 44’.

Arsenali nuk arriti të bëjë asgjë në këtë ndeshje, e për më keq, mbeti edhe me një lojtar më pak pasi Myles Lewis-Skelly u ndëshkua me të kuq në minutën 73’.

Me këtë humbje, diferenca mes Arsenalit dhe Liverpoolit në krye të tabelës mbetet në 8 pikë.

West Hami në anën tjetër ka grumbulluar 30 pikë nga 26 xhiro dhe gjendet në vendin e 16. /Klankosova.tv

The post Arsenali ia lë terrenin hapur Liverpoolit, mposhtet nga West Ham appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498