Arsenali i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës pas ngecjes në negociata të kontratës

Arsenali i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës pas ngecjes në negociata të kontratës

Arsenali thuhet se është i gatshëm të shesë yllin prej 45 milionë eurosh Gabriel Jesus në afatin kalimtar të janarit, megjithëse tifozëve të “Topçinjve” u është thënë të “presin një afat kalimtar të qetë në janar” pas shpenzimeve të mëdha gjatë verës.

Kur Gabriel Jesus iu bashkua Arsenalit në korrik të vitit 2022, ai u cilësua si lojtari që do të rikthente fuqinë sulmuese të ekipit dhe do të udhëhiqte një epokë të re në “Emirates”.


Ishte menduar të ishte një lëvizje përrallore, një fitues i dëshmuar që linte një dhomë zhveshje të mbushur me trofe te Manchester City për t’u bërë pjesë e projektit ambicioz të Mikel Artetës te Arsenali.

Dy vite më vonë, ky ëndërr duket se po shkatërrohet. Dëmtimet, mungesa e vazhdimësisë dhe një rindërtim i pamëshirshëm i repartit ofensiv nga Arteta e kanë lënë të ardhmen e brazilianit te Arsenali pezull.

Raportimet nga Mail Online tani pretendojnë se paraqitja e fundit e Jesusit, humbja në FA Cup ndaj Manchester United në janar, ku ai pësoi një këputje të ligamentit, mund të ketë qenë edhe e fundit e tij me fanellën e Arsenalit.

Në sezonin e tij debutues, ai pati një fillim të shkëlqyer, duke shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet. Por ajo shkëndijë e sezonit të parë u zbeh shpejt.

Problemet e vazhdueshme me gjurin dhe dëmtimi i rëndë i ligamentit në janar ia kanë shkatërruar plotësisht ritmin.

Braziliani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon dhe tani përballet me perspektivën e zymtë të një largimi para se të arrinte ndonjëherë të shfaqte plotësisht potencialin e tij në veri të Londrës.

Reiss Nelson, Jakub Kiwior dhe Albert Sambi Lokonga u larguan gjatë verës për të liruar hapësirë në skuadër, por largimi i mundshëm i Jesus do të ishte emri më i madh që do të largohej.

Shitja e tij gjithashtu mund të gjenerojë fonde të rëndësishme për t’u riinvestuar në planet e verës së ardhshme./Telegrafi/