Arsenal ka shkruar histori në finalen e Ligës së Kampionëve për femra (UWCL), duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 skuadrën e fuqishme të Barcelonës në stadiumin “Estádio José Alvalade” të Lisbonës, shkruan Gazeta Sinjali.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 74-t nga sulmuesja suedeze Stina Blackstenius, pas një asistimi vendimtar nga Beth Mead, që sapo kishte hyrë në lojë. Ky gol i ka siguruar Arsenalit trofeun e dytë të Champions-it në histori, përballë një rivali që konsiderohej favorit i madh.
Barcelona e nisi ndeshjen me dominim në posedim, por Arsenal qëndroi i organizuar, me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta. Frida Maanum ishte ndër lojtaret më të rrezikshme për “topçinjtë”, duke krijuar një rast që çoi në një autogol të anuluar për pozicion jashtë loje.
Në anën tjetër, portierja Daphne van Domselaar ishte e pakalueshme përballë tentativave të Claudia Pina dhe Aitana Bonmatí, duke mbajtur portën e paprekur dhe mbrojtur avantazhin deri në fund.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);