Ka mbërritur në Kosovë, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan.
Ai është mirëpritur nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së, Anu Prattipat, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë mbrëmje, e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste Zyrtarin e Lartë, Brendan Hanrahan në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”.
Pos Kosovës, Hanrahan do të shkojë edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke rikthyer vëmendjen në Ballkanin Perëndimor në një moment kyç për rajonin.
Vizita synon forcimin e lidhjeve me SHBA-në dhe thekson rëndësinë që Uashingtoni po i kushton sërish zhvillimeve në Kosovë dhe më gjerë në rajon.
The post Arrin në Kosovë, zyrtari i lartë i DASh-it appeared first on Klan Kosova.