Ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë bënë përparim të rëndësishëm brenda natës drejt ndërmjetësimit të një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas dhe lirimin e shumë pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Por një marrëveshje nuk është arritur ende, thanë zyrtarët të hënën, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Katër zyrtarë pranuan se është bërë përparim dhe thanë se ditët e ardhshme do jenë kritike për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të luftimeve që kanë destabilizuar Lindjen e Mesme. Ata folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar për të diskutuar bisedimet.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>