Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se vodhi një trotinet elektrik

Drenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje

Një shtetas i huaj është arrestuar të mërkurën në Gjakovë nën dyshimet për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se më 24 gusht kishte vjedhur një trotinet elektrik.

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

The post Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se vodhi një trotinet elektrik appeared first on Klan Kosova.