Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.
Sipas IndeksOnline, Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.
Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.
Foto: Mozzik /Instagram
Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.
Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.