E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet personi që pengoi ish të dashurën pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

Arrestohet personi që pengoi ish të dashurën pavarësisht urdhrit të mbrojtjes

Të premten është arrestuar një person në Ferizaj i cili dyshohet ta ketë penguar dhe kanosur ish të dashurën e tij.

Për më tepër, ajo kishte pasur urdhër mbrojtje nga personi në fjalë.

“Ferizaj 25.07.2025-16:35. Lidhur me rastin, më 08.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë kishte kanosur dhe penguar në vazhdimësi ish të dashurën e tij, e cila kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

The post Arrestohet personi që pengoi ish të dashurën pavarësisht urdhrit të mbrojtjes appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT