I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në Ferizaj ka rënë në pranga të policisë.
Ai kishte refuzuar të shoqërohej në polici dhe kjo kishte rezultuar më pas me arrestimin e personit në fjalë.
Më parë Klani publikoi videon kur ai godet një grua në rrugë.
“Sot, më datë 21.03.2026, rreth orës 16:25, pas pranimit të një informate se një person po e rrihte një grua, policia ka ndërhyrë menjëherë pranë parkingut të një qendre tregtare në Ferizaj dhe ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“I dyshuari ka kundërshtuar zyrtarët policorë dhe nuk ka pranuar të shoqërohet në polici, për çka është bërë prangosja e tij”.


