Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro.
Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të shtunën.
“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
The post Arrestohet për ryshfet shtetasi serb në Vërmicë appeared first on Klan Kosova.