E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se përgatiti një vrasje

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se përgatiti një vrasje

Në Fushë-Kosovë është arrestuar një shtetas i Serbisë për veprat penale “përgatitje e veprës penale vrasje”, “prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “mashtrim”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kontrolluar banesën e tij dhe ka sekuestruar dokumente.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT