Arrestohet një person për vjedhjen e mbi 20 mijë eurove në Carrabreg të Deçanit

Ekstradohen nga Shqipëria dy të dyshuar që kishin urdhërarrest ndërkombëtar

Dy persona dyshohet se kanë vjedhur mbi 20 mijë euro nga çanta e një personi në Carrabreg të Epërm të Deçanit.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast, është identifikuar dhe arrestuar njëri prej të dyshuarve, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje.  Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima  ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga nga qanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё  (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”.

“Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22.09.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar. Personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

The post Arrestohet një person për vjedhjen e mbi 20 mijë eurove në Carrabreg të Deçanit appeared first on Klan Kosova.