Arrestohet një person për grabitjen e 20 mijë eurove në Deçan

Arrestohet një person për grabitjen e 20 mijë eurove në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për grabitje. Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Deçan, më 17 korrik 2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje.

Sipas policisë, viktimës nga ky fshat iu grabiten 20 mijë e 450 euro.


“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga nga qanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22 shtator 2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.