Policia ka arrestuar një person në fshatin Shirok të Suharekës, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 41.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/