E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion

Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë pasi në koordinim me Prokurorinë Themelore gjatë një kontrolli në një vendbanim i janë gjetur një armë AK-47, pesë karikatorë dhe municion.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:  Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se personi i dyshuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

The post Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet një AK-47, karikatorë e municion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT