Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës, të dielën, sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas komunikatës për media, Policia e Kosovës – konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës – kanë arrestuar personin me inicialet S.S. në pikën kufitare në Merdare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
“Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’ në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Brenda afatit të përcaktuar me ligj, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.S. në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /Klankosova.tv
The post Arrestohet një person në pikën kufitare në Merdare, dyshohet për krime lufte në Vushtrri appeared first on Klan Kosova.