Një person i dyshuar (mashkull Kosovar), është arrestuar në orët e vona të së shtunës në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin Skënderbeu, ku i njëjti është kapur me një armë në çantën e tij.
Siç njofton policia, pistoletë ishte me gaz, transmeton Klankosova.tv.
Pos armës, ai me vete në karrikator kishte edhe 14 fishekë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje”./ Klankosova.tv.
The post Arrestohet një person në Pejë, u kap me armë në çantë appeared first on Klan Kosova.