Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.
“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, tha Nikçi për Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
The post Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje appeared first on Klan Kosova.