E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Mitrovicë të Veriut, kapet në video duke vënë...

Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut, kapet në video duke vënë zjarr me qëllim (VIDEO)

Policia në Mitrovicë të Veriut ka pranuar një informatë për një zjarr të shpërthyer në lagjen “Kodra e Minatorëve” pasditen e së shtunës..

Bëhet e ditur se më të pranuar informatën, forcat e rendit  kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

“Thirrjes i është përgjigjur edhe njësia e zjarrfikësve, të cilët, në bashkëpunim me policinë, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin”.

“Zjarri kishte rrezikuar disa shtëpi të banimit si dhe automjete që ndodheshin në afërsi, por për fat të mirë, falë reagimit të shpejtë të autoriteteve, është shmangur përhapja dhe dëmtimi i mundshëm”.

“Lidhur me rastin, njësitë përkatëse të hetimeve të Stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e shkaktimit të zjarrit”.

Policia më tej njofton se është siguruar një video-incizim ku shihet një person duke i vënë zjarrin barishtes me qëllim.

Personi i dyshuar është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. I njëjti do të hetohet për veprën penale “Zjarrvënie”.

“Policia e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve që të shmangin veprimet e rrezikshme si ndezja e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës, pasi ato paraqesin rrezik serioz për jetën, pronën dhe ambientin”.

The post Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut, kapet në video duke vënë zjarr me qëllim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT