Një person është arrestuar në Mitrovicë të jugut pasi, duke hedhur një cigare të ndezur, ka shkaktuar zjarr.
Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Tuneli i Parë, Mitrovicë jug 16.08.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke hedhur një cigare të ndezur kishte shkaktuar zjarr. Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv
The post Arrestohet një person në Mitrovicë, shkaktoi zjarr pasi hodhi cigaren e ndezur appeared first on Klan Kosova.