Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka tentuar t’i godas me veturë policët, ndërsa njërin prej tyre e ka goditur me telefon.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht me veturë kishte tentuar të godas zyrtaret policorë dhe më pas kishte goditur me telefon njërin nga zyrtarët”.
“Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.
The post Arrestohet një person në Fushë Kosovë, tentoi t’i godas me veturë policët appeared first on Klan Kosova.